Aprovimi për qasje të lirë në tregun e punës në Republikën e Serbisë

Ballkani i Hapur

Nëse keni identitet elektronik në Republikën e Shqipërisë ose në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ju është ndarë Numri Identifikues i Ballkanit të Hapur, kërkesën për Aprovim të qasjes së lirë në tregun e punës në Republikën e Serbisë mund ta dërgoni me anë të shërbimit elektronik.

Nëse kërkesa juaj për qasje të lirë në tregun e punës në Republikën e Serbisë aprovohet, dokumenti elektronik për qasjen e lirë në tregun e punës të aprovuar do te ju dërgohet në adresën e postës elektronike. Periudha e vlefshmërisë së aprovimit është dy vjet.
Shfrytëzimi i këtij shërbimi siguron që kërkesa juaj për aprovim për qasjen e lirë në tregun e punës në Republikën e Serbisë të përpunohet në mënyrë të shpejtë dhe efikase, ndërsa përgjigja lidhur me kërkesën të dërgohet në formë elektronike, pa shkuar nëpër sportele të shumë organeve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe pa paguar tatime administrative të caktuara për lejimin e qëndrimit të përkohshëm ose lejen e punsës.

Dokumentat dhe informacioni

Kontakti