Pyetje dhe përgjigje
-
-
Nëse ju është dhënë qëndrimi i përkohshëm në Republikën e Serbisë dhe ende dëshironi të aplikoni për Akses të Lirë në Tregun e Punës, është e nevojshme që pas aplikimit për Akses të Lirë në Tregun e Punës të kontaktoni personalisht autoritetin që ju ka pajisur me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Serbisë dhe të paraqisni një kërkesë për ndërprerjen e lejes së qëndrimit të përkohshëm.
-
-
-
Ju mund të aplikoni për leje qëndrimi të përkohshme në Republikën e Serbisë mbi një nga arsyet e përcaktuara në Ligjin për të Huajt, në zyrën e administratës rajonale të policisë pasi të jetë anuluar Aksesi i Lirë në Tregun e Punës me kërkesën tuaj.
-
-
-
Karta e Identitetit ose pasaporta e Republikës së Shqipërisë ose e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kopja e skanuar e së cilës do t`i bashkëngjitet kërkesës për akses të lirë në tregun e punës, duhet të jetë e vlefshme për të paktën 90 ditë nga dita e paraqitjes së kërkesës për akses të lirë në tregun e punës.
-
-
-
Ju mund të aplikoni për Miratim të aksesit të lirë në tregun e punës nëse jeni në territorin e Republikës së Serbisë ose në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose Republikës së Shqipërisë.
Nëse kërkesa juaj për akses të lirë në tregun e punës miratohet dhe Aprovimi për Akses të Lirë në Tregun e Punës ju dërgohet me email ndërsa jeni ende në vendin tuaj, ju duhet të regjistroni adresën tuaj të vendbanimit në Republikën e Serbisë pasi të hyni në Republikën e Serbisë.
Me të hyrë në Republikën e Serbisë, ju kërkohet të raportoni vendbanimin e një të huaji në përputhje me legjislacionin kombëtar, brenda 24 orëve. Regjistrimi i vendbanimit të një të huaji rregullohet nga qiradhënësi juaj, objekti akomodues ose nga ju personalisht nëse zotëroni pasuri të paluajtshme në Republikën e Serbisë.
-
-
-
Si shtetas i një vendi nënshkrues të Marrëveshjes për Akses të Lirë në Tregun e Punës, d.m.th. i Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut ose Republikës së Shqipërisë, ju mund të aplikoni për Akses të Lirë në Tregun e Punës në një vend që është nënshkrues i Marrëveshjes, por nuk është vendi juaj i origjinës, ose shteti i të cilit jeni qytetar.
-
-
-
Duke qenë se mund të aplikoni për akses të lirë në tregun e punës edhe nga shteti i të cilit jeni qytetar ose jashtë vendit, nuk jeni të detyruar të shkruani adresën ku do të qëndroni gjatë aplikimit.
Megjithatë, pasi të aprovohet kërkesa juaj për Akses të Lirë në tregun e punës dhe pasi të hyni në Republikën e Serbisë dhe të filloni aktivitetet për të cilat ju është dhënë akses i lirë në tregun e punës, jeni të detyruar të bëni ndryshimin brenda 5 ditëve që nga dita kur regjistroheni në adresën e vendbanimit në Republikën e Serbisë përmes këtij aplikacioni, duke iu referuar numrit të kërkesës tuaj të shënuar në miratimin tuaj për qasje të lirë në tregun e punës.
Ju duhet të regjistroni vendbanimin tuaj brenda 24 orëve nga hyrja në Republikën e Serbisë, në stacionin policor kompetent, dhe aplikimi bëhet nga pronari juaj, objekti i akomodimi ose nga ju personalisht në rast se keni pronë të paluajtshme në RS ku do të jeni duke qëndruar. Regjistrimi i vendbanimit të të huajit duhet të bëhet sa herë që ndryshon adresa e vendbanimit gjatë periudhës së vlefshmërisë së Autorizimit për akses të lirë në tregun e punës.
-
-
-
Para Marrëveshjes për kushtet për Akses të Lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me legjislacionin e Republikës së Serbisë, për të punuar një shtetas i huaj në Republikën e Serbisë, ishte e nevojshme që ky shtetas i huaj t’i rregullohej qëndrimi në Republikën e Serbisë dhe më pas shtetasit t'i lëshohej leja e punës.
Marrëveshja u lejon qytetarëve të Palëve Kontraktuese në Marrëveshje të cilët janë regjistruar dhe pas përfundimit të regjistrimit sipas kushteve të përcaktuara në Marrëveshje, të marrin miratimin për akses të lirë në tregun e punës, të qëndrojnë e punojnë në Palën pritëse ose të kenë akses të lirë në tregun e punës të Palës pritëse.
-
-
-
Miratimi për Akses të Lirë në tregun e punës është një dokument që autorizon qëndrimin dhe punën në Republikën e Serbisë.
Miratimi për Akses të Lirë në Tregun e Punës i mundëson shtetasit të huaj të ushtrojë të drejtën e punës pa pasur nevojë të marrë leje pune dhe leje qëndrimi në vendin pritës.
Me hyrjen në RS, një i huaj është i detyruar të raportojë adresën e vendbanimit në stacionin policor kompetent brenda 24 orëve.
-
-
-
Miratimi për Akses të Lirë në Tregun e Punës u lejon qytetarëve të Palëve Kontraktuese në Marrëveshje të qëndrojnë dhe të punojnë në territorin e shtetit (palës) pritëse deri në dy vjet, me mundësinë e riparaqitjes së kërkesës sipas kushteve të përcaktuara nga Marrëveshja.
-
-
-
Shtetasit e Palëve Kontraktuese të Marrëveshjes, të cilët për çfarëdo arsye nuk i përdorin përfitimet e parashikuara nga Marrëveshja për Kushtet për Akses të Lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, do t'i nënshtrohen legjislacionit të brendshëm të shtetit pritës që rregullon qëndrimin dhe punën e shtetasve të huaj.
-
-
-
Miratimi për akses të lirë në tregun e punës vlen vetëm për aplikantin.
Anëtarët e familjes duhet ta rregullojnë qëndrimin e tyre në një mënyrë tjetër sipas Ligjit për të huajt dhe është e rëndësishme të theksohet se bashkimi familjar nuk mund të jetë baza e qëndrimit.
Në rast se nuk ka arsye tjetër të përshtatshme, një person që ka leje për qasje të lirë në tregun e punës duhet të kalojë në qëndrim të përkohshëm në përputhje me Ligjin për të Huajt në mënyrë që anëtarët e familjes së tij të mund të rregullojnë qëndrimin e tyre në RS në baza të bashkimit familjar.
-
-
-
Agjencinë Kombëtare të Punësimit në Republikën e Serbisë. www.nsz.gov.rs
-
-
-
Me mbështetjen dhe asistencën e Agjencisë Kombëtare të Punësimit do të informoheni për kushtet dhe mundësitë e punësimit në Republikën e Serbisë, ndërsa regjistrimi në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare do t'ju mundësojë informacion mbi vendet e lira të punës, me mundësinë që profili që keni krijuar në faqen e internetit do të jetë në dispozicion të punëdhënësve të cilët mund t'ju ofrojnë punën që kërkoni.
-
-
-
Procedura në faqen e internetit është shumë e thjeshtë dhe përfshin regjistrimin e të gjithë informacionit përkatës në lidhje me kompetencat tuaja profesionale.
-
-
-
Për të gjitha informacionet shtesë dhe mbështetjen për kërkimin e punës, mund të kontaktoni Agjencinë Kombëtare të Punësimit përmes emailit: openbalkan@nsz.gov.rs
-
-
-
Po, shërbimet e Agjencisë Kombëtare të Punësimit të Republikës së Serbisë janë pa pagesë.
-